QKMF e Suharekës furnizohet me insulina
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Rexhep Kuçi” në Suharekë ka njoftuar se është furnizuar me insulina. Sipas njoftimit të QKMF-së furnizimi është bërë me insulinë të llojit Novomix, Novorapid dhe Levemir. Çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00 qytetarët mund ti marrin ato. QKMF është furnizuar me insulina të llojit: Novomix 1718, Novorapid […]
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) “Rexhep Kuçi” në Suharekë ka njoftuar se është furnizuar me insulina.
Sipas njoftimit të QKMF-së furnizimi është bërë me insulinë të llojit Novomix, Novorapid dhe Levemir. Çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00 qytetarët mund ti marrin ato.
QKMF është furnizuar me insulina të llojit: Novomix 1718, Novorapid 335 dhe Levemir 161.
Po ashtu, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat anti-COVID.
Ndryshe janë rreth 478 qytetarë nga Komuna e Suharekës të cilët çdo muaj furnizohen me insulina në kuadër të QKMF-së.