QKMF e Suharekës furnizohet me 1675 doza të insulinës

02.02.2021

Qytetarët e Suharekës të cilët kanë nevojë për insulinë deri më sot është dashur që të trokasin dyerve të barnatoreve për të blerë ato, pasi që Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare nuk ishte furnizuar me insulinë që nga fillimi i dhjetorit 2020. Janë gjithsej 478 qytetarë nga Komuna e Suharekës të cilët çdo muaj furnizohen […]

QKMF e Suharekës furnizohet me 1675 doza të insulinës Foto: Ilustrim

Qytetarët e Suharekës të cilët kanë nevojë për insulinë deri më sot është dashur që të trokasin dyerve të barnatoreve për të blerë ato, pasi që Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare nuk ishte furnizuar me insulinë që nga fillimi i dhjetorit 2020.

Janë gjithsej 478 qytetarë nga Komuna e Suharekës të cilët çdo muaj furnizohen me insulina në kuadër të QKMF-së.

Edhe pse QKMF e Suharekës kishte bërë këkesa urgjente në Ministrinë e Shëndetësisë për furnizim me insulinë, nga e njëjta nuk janë furnizuar deri më sot.

Këtë e ka konfirmuar për SuharekaOnline farmacistja përgjegjëse e QKMF-së në Suharekë, Lorza Gashi.

Gashi tha se sot është bërë furnizmi me insulinë në sasi prej 1675 copë të cilat do të shpërndahen vetëm për një muaj.

Sipas furnizimit nga 1675 copë sa është furnizuar QKMF, lloji i tyre është: Gensulim R 50 copë, Insulin Novomix 1300 copë, Insulin Levemir 125 copë Insulin Novorapid 200 copë.

Qytetarët që përdorin insulinë mund ti marrin ato që nga sot pas orës 13:00.