Policia s’fal, brenda një muaji në Suharekë dënoi mbi 1,200 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID

05.10.2021

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat e policisë ku pothuajse çdo ditë shqiptohen qindra të tilla. Gjoba të tilla shqiptohen edhe nga Policia e Kosovës në Suharekë për të gjithë qytetarët të cilët nuk e respektojnë masat anti-COVID, masa këto që kanë për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19. […]

Policia s’fal, brenda një muaji në Suharekë dënoi mbi 1,200 qytetarë për mosrespektim të masave anti-COVID Foto: Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj / SuharekaOnline

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga statistikat e policisë ku pothuajse çdo ditë shqiptohen qindra të tilla.

Gjoba të tilla shqiptohen edhe nga Policia e Kosovës në Suharekë për të gjithë qytetarët të cilët nuk e respektojnë masat anti-COVID, masa këto që kanë për qëllim parandalimin e përhapjës së infeksionit me COVID-19.

Kështu ka bërë të ditur, Komandanti i Policisë në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj në dy takimet për siguri lokale për muajin shtator, ku në takimin e parë kishte treguar se gjatë dy javëve të para në Suharekë, policia ka shqiptuar 916 tiketa për mosrespektim të masave kundër COVID-19, gjoba këto bazuar në ligjin anti-COVID.

Ndërsa në takimin e dytë për siguri lokale, kapiteni Sylaj ka treguar se në dy javët e fundit të muajit shtator në Suharekë, policia ka shqiptuar 289 tiketa në bazë të këtij ligji.

Në total i bie që për një muaj Policia e Kosovës në Suharekë ka dënuar 1,205 qytetarë për mosrespektim të ligjit anti-COVID.