Policia nuk fal, brenda tre dite në Suharekë gjobit 342 qytetarë, 12 biznese dhe 8 kompani të autobusëve

02.09.2021

Në pajtim me masat e reja kundër COVID-19, nga mbrëmja e së hënës është rikthyer ora policore në vend prej orës 22:00 deri në 05:00, ku në Komunën e Suharekës stacioni policor ka vendosur 3 pika statike të cilat përdoren gjatë respektimit të orarit të lëvizjes si dhe patrulla policore lëvizëse të nevojshme për kryerjen e […]

Policia nuk fal, brenda tre dite në Suharekë gjobit 342 qytetarë, 12 biznese dhe 8 kompani të autobusëve Foto: Komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj / SuharekaOnline

Në pajtim me masat e reja kundër COVID-19, nga mbrëmja e së hënës është rikthyer ora policore në vend prej orës 22:00 deri në 05:00, ku në Komunën e Suharekës stacioni policor ka vendosur 3 pika statike të cilat përdoren gjatë respektimit të orarit të lëvizjes si dhe patrulla policore lëvizëse të nevojshme për kryerjen e detyrave zyrtare policore.

Që nga data 30 gusht dhe deri më sot policia në Suharekë ka shqiptuar 342 tiketa për mos respektim të masave anti covid-19, si dhe 45 vërejtje. Kështu ka bërë të ditur për SuharekaOnline, komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj.

Sylaj gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë të njëjtës periudhë janë gjobitur 12 biznese për mos respektim të masave.

Kontrollave të policisë nuk po ju shpëtojnë as transportuesit publik, ku sipas komandantit, Afrim Sylaj në baza ditore policia ndalon dhe kontrollon transportuesit publik dhe në këtë periudhë ka shqiptuar 8 gjoba ndaj tyre dhe vazhdon në vazhdimësi kontrollimi i tyre sipas planit.

Sylaj ka apeluar tek gjithë qytetarët të respektojnë masat anti covid-19 të cilat dalin nga vendimi i fundit i Qeverisë së Republikës së Kosovës sepse konsiderojmë se me respektimin e masave dhe rregullave ne parandalojmë përhapjen e infeksionit të virusit covid-19, ndikojmë në sigurinë e shëndetit tek qytetarët.

“Si polici e Kosovës dëshirojmë të përçojmë mesazh bashkëpunimi dhe mirëkuptimi në respektimin e masave anti covid-19 qëllim i së cilës është edukimi tek qytetaret që duke treguar edukatë në sjellje për sigurinë e shëndetit ne ruajmë shoqërinë krijojmë kushte normaliteti duke shpresuar se duke i respektuar masat ne ulim numrin e infeksioneve dhe kthehemi në situatë normale gjë që e dëshirojmë bashkërisht të gjithë” ka thënë Sylaj

Policia e Kosovës falënderon gjithë qytetarët pa dallim në bashkëpunimin dhe mirëkuptimin që po tregon në këtë situatë dhe ne do jemi në shërbim të qytetarëve çdo herë dhe në çdo kohë, ka shtuar ai.