Policia e Suharekës: Kemi më pak raste të vjedhjeve se vitin e kaluar

Policia e Suharekës: Kemi më pak raste të vjedhjeve se vitin e kaluar
Çlirim Gashi

02.06.2021 / Suhareka

Është mbajtur takimi i Këshillit Komunal për Sigurinë e Bashkësive “KKSB” – Suharekë të paraparë sipas Udhëzimit Administrativ të nënshkruar nga Ministria e Punëve të Brendshme, Nr-27/2012, dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Nr-03/2012, për themelimin e Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi (KKSB).

Takimi kishte filluar në ora 10:00, ku takimin e kryesoi kryetari i Komunës së Suharekës.

Në takim morën pjesë: Afrim Sylaj- Komandant në Stacionin Policor në Therandë, Xhevahir – Hasanaj përfaqësues i FSK-së, Halim Shehu -Komuniteti Islam, Mikel Sopi-Komuniteti katolik, Enver Shabani – Drejtoria e shërbimeve publike, siguri dhe emergjencë, Astrit Bytyqi-Përfaqësues i OJQ-së, Adem Derguti-Kryetr i KPAK-së, Fetije Bytyçi-Përfaqësuese e KLSP-së, Remzi Bajselmani-Drejtor i Arsimit, Habibe Bytyçi-Zyrtare për barazi gjinore, Xheladin Sadikaj-Përfaqësues i zyrës KKK-së, Hanife Bytyçi-Përfaqësuese e KPAK-së, Zekë Berisha-Përfaqësues i KRE-ja, Shkëndije Shabanaj-Kryesues i KK-së dhe përfaqësuesi KA-li, Shaqir Palushi-Komuniteti i biznesit, Nazim Shabanaj-Përfaqësuese e Egjiptasve.

Në rend dite ishte:
⦁ Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
⦁ Analizimi i vjedhjeve në territorin e Komunës së Suharekës;
⦁ Vetëdijesimi i nxënëseve për rrezikun nga minat dhe mjeteve të tjera të pa shpërthyera nga lufta;
⦁ Informatë dhe diskutim për tejkalimin e gjendjes gjatë sezonit dimëror;
⦁ Identifikimi dhe lirimi i hapësirave publike konkretisht trotuareve;

Sa i përket pikës së analizimit të vjedhjeve, Policia e Suharekës theksoi se vjedhje kemi më pak se vitin e kaluar në Komunën e Suharekës.

Përfaqësuesi i Policisë, Bashkim Gashi tha se: “Sa i përket vjedhjeve kemi më pak raste se vitin e kaluar. Nuk mungon bashkëpunimi me partnerët tanë”.

Po ashtu Gashi tha se kjo strategji ka ndikuar që koeficienti i rasteve të vjedhjeve të ulet.

Ai shtoi se në muajin mars, vitin e kaluar kanë qenë 11 raste të vjedhjeve ndërsa në këtë vit kanë qenë 3 vjedhjeve.

Ndërsa 6 vjedhje të rënda ishin vitin e kaluar, po ashtu edhe këtë vit për të njëjtën periudhë kohore ishin 6 të tilla.

Gjithashtu, Gashi shtoi se Policia e Komunës së Suharekës vazhdimisht është vigjilente dhe ju shërben qytetarëve në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Sa i përket vjedhjeve kemi më pak raste se vitin e kaluar. Nuk mungon bashkëpunimi me partnerët tanë. Kjo strategji ka ndiku që koeficienti i rasteve të vjedhjeve të ulet. Statistikat e muajit mars:vjet kanë qenë 11 vjedhje dhe sivjet 3 vjedhje,vjedhje të rënda 6 vjet dhe sivjet 6,dhunë në familje 7 raste vjet dhe sivjet 5 raste. Policia e K. Suharekës vazhdimisht është vigjilente dhe ju shërben qytetarëve në mënyrën ma të mirë të mundshme”, tha përfaqësuesi i Policisë.

RAPORTO