Grabitja e armatosur në Suharekë – Policia e Kosovës gjen veturën e grabitësve në Jezerc

24.11.2023

SuharekaOnline mëson se veturën e të dyshuarve për grabitjen e armatosur në Suharekë, Policia e Kosovës e ka gjetur në bjeshkët e Devetakut, saktësisht në trekëndëshin Jezerc-Budakovë-Devetak. Burime brenda Policisë së Kosovës kanë bërë me dije që vetura që u përdor për të kryer plaqkitjen në një nga argjentaritë në qytetin e Suharekës ku u […]

SuharekaOnline mëson se veturën e të dyshuarve për grabitjen e armatosur në Suharekë, Policia e Kosovës e ka gjetur në bjeshkët e Devetakut, saktësisht në trekëndëshin Jezerc-Budakovë-Devetak.

Burime brenda Policisë së Kosovës kanë bërë me dije që vetura që u përdor për të kryer plaqkitjen në një nga argjentaritë në qytetin e Suharekës ku u vodhën ari në vlerë mbi 250 mijë euro është gjetur në bjeshkë.

Ndryshe, mbrëmjen e së mërkurës ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

Nga ky incident përveç një polici të plagosur, ka mbetur edhe një tjetër i lënduar.