Përurimi i Shtëpisë së Kulturës “Afërdita” të mërkurën në Mushtisht
19.05.2025
Me rastin e festës së ditës së shkollës, të mërkurën, më 21 maj 2025, në orën 12:00, në Mushtisht do të zhvillohet ceremonia e përurimit të Shtëpisë së re të Kulturës “Afërdita”.
Ky eveniment shënon një moment të rëndësishëm për komunitetin e Mushtishtit, duke ofruar një hapësirë të re për zhvillimin e aktiviteteve kulturore dhe artistike.
Të gjithë banorët dhe të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë në këtë ceremoni festive.