Përjashtimi i arsimtares me shami, çfarë ka ndërmarrë kryetari Muharremaj

06.09.2022

Para disa është raportuar për një rast shqetësues, ku një arsimtare e lëndës së matematikës është përjashtuar nga shkolla e fshatit Reshtan të Komunës së Suharekës, si shkak i bartjes së shamisë. Arsimtarja e matematikës, në SHFMU “Flamuri i Arbrit” në Reshtan të Komunës së Suharekës, Remzie Lezi, është përjashtuar nga e drejta për ta […]

Përjashtimi i arsimtares me shami, çfarë ka ndërmarrë kryetari Muharremaj Foto: Ilustrim

Para disa është raportuar për një rast shqetësues, ku një arsimtare e lëndës së matematikës është përjashtuar nga shkolla e fshatit Reshtan të Komunës së Suharekës, si shkak i bartjes së shamisë.

Arsimtarja e matematikës, në SHFMU “Flamuri i Arbrit” në Reshtan të Komunës së Suharekës, Remzie Lezi, është përjashtuar nga e drejta për ta ushtruar profesionin e saj, për shkak të vendosjes së shamisë.

Sipas një dokumenti të publikuar në rrjete sociale, Këshilli Drejtues i Shkollës ka vendosur në mënyrë unanime, që Lezi të përjashtohet nga shkolla.

“Duke u mbështetur në UA NR 03/2016, neni 3 pika 7, që ndalon bartjen e uniformës fetare, i gjithë Këshilli unanimisht vendosi, që nuk i lejohet arsimtares së matematikës, z. Remzie Lezi të ushtrojë profesionin e mësuesisë në shkollën tonë me uniformë fetare”, thuhet në dokument.

Ndërkaq, përmes një reagimi të bërë disa ditë më parë, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kishte deklaruar se bordi i prindërve nuk është institucion, i cili punëson apo largon një mësimdhënës nga puna. Kjo ndodh në organet komunale më një procedurë tash të rregulluar mirë.

Po ashtu, ai kishte shtuar se në qoftë se ndonjë mësimdhënës ka rast disiplinor, atëherë është Komisioni Disiplinor që e trajton rastin dhe i sugjeron drejtorit, respektivisht mua si kryetar për veprimet institucionale.

I pari i Komunës tonë kishte theksuar se në atë ditë ka qenë në udhëtim jashtë vendir, por se nga dita e hënë do ta trajtoj me prioritet këtë rast.

Andaj, kryetari Muharremaj ka theksuar se të hënën e 5 shtatorit ka kërkuar të gjitha raportet në lidhje me “përjashtimin” nga shkolla të mësueses të lartcekur.

Gjithashtu, ai ka shtuar se edhe njëherë po e them se e zbatoj kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Ndryshe, kujtojmë se për këtë rast ka pasur reagime të shumta nga ana e qytetarëve, e në mesin e tyre edhe nga fytyrat e njohura publike.

Për këtë përjashtim të mësimdhënëses nga shkolla shkaku i shamisë kishte reguar edhe këngëtarja e njohur kosovare, Filloreta Raçi-Fifi, duke thënë se secili ka të drejtë të vishet ashtu siç do.

Po ashtu, Fifi ka shtuar Këshillit të Shkollës duhet të ketë turp për këtë vendim, kjo pasi që mënyra e veshjes së një personi është zgjedhje individuale.

Reagim ka pasur edhe nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ku i është përgjigjur në pyetjen e një komentueseje në rrjetin social në “Facebook”, duke e vlerësuar vendimin e paligjshëm.

“Ky Vendim, nëse ekziston vërtetë, është i paligjshëm, i padrejtë dhe si i tillë nuk shkakton asnjë pasojë juridike”, ka shkruar ministrja Nagavci.