Pacientja nga Sallagrazhda është rast kontakti nga reparti i dializës në Prizren

26.04.2020

Në repartin e hemodializës së spitalit rajonal të Prizrenit brenda katër ditëve rezultuan pozitiv në COVID 19, 17 persona. 13 prej tyre punonjës të këtij reparti, 2 mjekë, infermierë dhe punëtor teknikë si dhe 4 pacientë që marrin këtë shërbim. Me infektimin e stafit në këtë spital, u bë edhe shpërndarja e virusit edhe në […]

Pacientja nga Sallagrazhda është rast kontakti nga reparti i dializës në Prizren Foto: Ilustrim

Në repartin e hemodializës së spitalit rajonal të Prizrenit brenda katër ditëve rezultuan pozitiv në COVID 19, 17 persona.

13 prej tyre punonjës të këtij reparti, 2 mjekë, infermierë dhe punëtor teknikë si dhe 4 pacientë që marrin këtë shërbim.

Me infektimin e stafit në këtë spital, u bë edhe shpërndarja e virusit edhe në komunat tjera.

Drejtori i QRSHP-së në Prizren, Dr.Fadil Kryeziu, për SuharekaOnlina ka bërë të ditur se sot i janë marr mostrat edhe 1(një) paciente të dializës të spitalit të Prizrenit që është nga Komuna e Suharekës e që shërbimin e dializës e ka marr në Spitalin e Prizrenit.

E sipas rezultateve të IKSHPK-së pacientja nga Sallagrazhda e Suharekës, ka rezultuar pozitiv me covid-19 dhe është rast kontakti nga reparti i dializës në Prizren.