Nxënësit e SHFMU “Iliria” në Savrovë për nderë të 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, vizitojnë kryetarin Muharremaj

06.03.2023

Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj shumë shpeshë ia hapin derën për vizita njerëz me pozita të ndryshme politike, figura publike e qytetarë të Komunës së Suharekës. Gjatë ditës së hënë ishin nxënësit e shkollës “Iliria” në Savrovë ata që ia hapën derën dhe e vizituan të parin e Suharekës, të cilit iu mbush […]

Nxënësit e SHFMU “Iliria” në Savrovë për nderë të 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, vizitojnë kryetarin Muharremaj Foto: Ilustrim

Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj shumë shpeshë ia hapin derën për vizita njerëz me pozita të ndryshme politike, figura publike e qytetarë të Komunës së Suharekës.

Gjatë ditës së hënë ishin nxënësit e shkollës “Iliria” në Savrovë ata që ia hapën derën dhe e vizituan të parin e Suharekës, të cilit iu mbush zyra plotë.

Kjo vizitë nga nxënësit e kësaj shkolle në zyren e kryetarit është bërë për nderë të 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Ata poashtu, kënduan edhe këngën e Shkurte Fejzës “Mora fjalë” për Heroin Adem Jashari nën tingujt e qiftelisë.