1.
Ndërprerja e energjisë elektrike shkakton mungesë uji në disa zona të Suharekës
19.09.2025
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A – Prizren ka njoftuar se gjatë 48 orëve të fundit ka pasur mungesë të ujit të pijes në disa zona të Suharekës, si pasojë e ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike në stacionin e pompave tek Pusi i Atit.
Sipas njoftimit, mungesa e ujit ka prekur këto zona:
- Qendra e Suharekës
- Fshati Gelancë
- Fshati Gjinoc
- Fshati Leshan
- Fshati Tërrnje
- Fshati Nepërbisht
- Fshati Shirokë
Me rikthimin e energjisë elektrike, furnizimi me ujë pritet të kthehet në gjendje të rregullt.
Kompania ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e tyre.