Mungesa e mjekëve në QKMF-Suharekë, Muharremaj thotë se vendet do të plotësohen pas muajit prill

29.03.2021

Në tetor të vitit të kaluar ish-ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kishin përfunduar procesin e ndarjes së rreth 1 mijë e 500 specializimeve në lëmi të ndryshme mjekësore. Nga 1500 specializimet e ndara, rreth 50 mjekë nga Komuna e Suharekës janë pranuar, në lëmi të ndryshme. Nga […]

Mungesa e mjekëve në QKMF-Suharekë, Muharremaj thotë se vendet do të plotësohen pas muajit prill Foto: Ilustrim

Në tetor të vitit të kaluar ish-ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti kishin përfunduar procesin e ndarjes së rreth 1 mijë e 500 specializimeve në lëmi të ndryshme mjekësore.

Nga 1500 specializimet e ndara, rreth 50 mjekë nga Komuna e Suharekës janë pranuar, në lëmi të ndryshme.

Nga një listë që kishte siguruar SuharekaOnline, në mesin e këtyre 50 emrave të specializantëve të rinj janë edhe Besa Kuqi (drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale) dhe Dr.Arbër Zenelaj (ish-u.d. i drejtorit të QKMF-së).

Mirëpo pas kësaj, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë ka mbetur pa mjekë, pasi që të njëjtit kanë vazhduar për specializimet e tyre, e mungesa e tyre është një problem i cili pritet të zgjidhet pas muajit prill, kështu ka thënë Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj për Radio Evropa e Lirë, transmeton SuharekaOnline.

Muharremaj ka thënë se në QKMF-në e Suharekës ka infermier, ka motra medicinale, po mungojnë vetëm mjekët, duke shtuar se pas muajit prill do të plotësohen vendet me mjekët e rinjë shtesë dhe do të funksionojnë siç ka funksionuar më herët.

Ai tutje tha se specializimi është e drejtë e mjekëve, mirëpo për të është dashur që të bisedohet për kuadro të reja që duhen, sepse ai është bërë pa planifikim.

Më poshtë e gjeni listën e siguruar nga SuharekaOnline me emrat e mjekëve të cilët janë pranuar për specializim në lëmi të ndryshme.