Mësimdhënësit e Suharekës i qëndrojnë besnik Rrahman Jasharajt, nuk nis mësimi në asnjë shkollë

22.09.2022

Një numër i shkollave në komunat e Kosovës tashmë kanë vendosur që të ndërprerjnë grevën e nisur nga 25 gushti, kështu duke mos respektuar thirrjen e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) për vazhdimin e saj. Aktualisht procesi mësimor është duke u zhvilluar në 14 komuna të Kosovës, ku në disa shkolla […]

Mësimdhënësit e Suharekës i qëndrojnë besnik Rrahman Jasharajt, nuk nis mësimi në asnjë shkollë

Një numër i shkollave në komunat e Kosovës tashmë kanë vendosur që të ndërprerjnë grevën e nisur nga 25 gushti, kështu duke mos respektuar thirrjen e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) për vazhdimin e saj.

Aktualisht procesi mësimor është duke u zhvilluar në 14 komuna të Kosovës, ku në disa shkolla mësimi po zhvillohet pjesërisht e në disa të tjera është duke u zhvilluar procesi i plotë mësimor.

Një gjë të tillë kanë bërë të ditur nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).

MASHTI për Telegrafin ka bërë të ditur se në kryeqytet mësimi po zhvillohet në Qendrën e Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi”, po ashtu në Qendrën Burimore “Përparimi”. Ndërkaq, në shkollat “Faik Konica”, “Xhavit Ahmeti”, “Ismail Qemali”, “Andon Z. Çajupi”, dhe “Dituria”, mësimi është duke u zhvilluar pjesërisht.

“Në Gjakovë mësimi është duke u zhvilluar në këto shkolla: Në SHFMU ‘Mustafa Bakija’, SHMLE ‘Kadri Kusari’, SHFMU ‘Mazllum Këpuska’, SHFMU ‘Fan Noli’-Dujakë dhe në Qendrën e arsimit Profesional. Ndërkaq, në shkollat ‘Emin Duraku’, ‘Fehmi Agani’, ‘Kelmend Rizvanolli’, ‘Yll Morina’,’Zekeria Rexha’,’Shtjefën Kurti’ në Novosellë e Epërme dhe në shkollën e muzikës ‘Prenk Jakova’, mësimi është duke u zhvilluar pjesërisht. Në Podujevë përveç dy shkollave, në të gjitha shkollat tjera është duke u zhvilluar procesi edukativo-arsimor por jo me kapacitete të plota. Po ashtu, institucioni parashkollor ‘Armela’,është duke e zhvilluar normalisht procesin edukativ”, thuhet në përgjigjen e MASHTI-t, për Telegrafin.

Ndërkaq, në Komunën e Suharekës ende në asnjë shkollë nuk ka nisur viti shkollor, kështu duke i qëndruar besnik thirrjes së Sindikatës së Arsimit (SBASHK) për vazhdim të grevës deri në plotësim të kërkesave të tyre.

Kurse pjesërisht mësimi është duke u zhvilluar në shkollat “Abdullah Krashnica”, “Dëshmorët e Kombit”,”Xhavit Ahmeti”, në Hodonoc “Adem Hashani” në Muqivërc. Procesi edukativ në këtë komunë është duke u zhvilluar edhe në institucionin parashkollor “Filizat”.

LEXO EDHE:  SBASHK-u: Takimi me Nagavcin pa rezultate, protesta e paralajmruar për nesër do të mbahet

“Në Ferizaj është duke u mbajtur mësim pjesërisht në shkollat “Gjon Sereçi”, dhe shkollën “Hajriz Muhadini”. Në Fushë Kosovë është duke mbajtur mësim Gjimnazi “Hivzi Sylejmani”. Në Mitrovicë, mësim janë duke zhvilluar paralelja e ndarë e shkollës “Aziz Sylejmani” në Kodrën e Minatorëve -në Mitrovicën Veriore dhe 3 mësimdhënës të ciklit të ulët. Po ashtu, mësimi është duke u mbajtur edhe në Qendrën Burimore “Nëna Terezë””, ka bërë të ditur MASHTI.

Grevën nuk janë duke e zhvilluar edhe disa shkolla në Pejë dhe Deçan. Sipas të dhënave nga MASHTI që i ka përcjell Telegrafit, në Pejë është duke u mbajtur mësimi pjesërisht në shkollën “Lidhja e Prizrenit, në shkollën “Ramiz Sadiku” dhe po ashtu në IIAP “Ali Hadri”, kurse në Deçan në shkollën “Jusuf Gërvalla”, një mësuese e klasës së 3 është duke mbajtur mësim.

Edhe një mësimdhënës në shkollën “Nazmi Pajaziti” në Viti ka vendosur që të filloj procesin mësimor.

Sipas Ministrisë së Arsimit në Kaçanik dy mësimdhënëse të ciklit klasor të shkollës “Emin Duraku”, dhe dy mësimdhënëse të ciklit klasor 1-5 janë duke mbajtur mësim.

“Në Prizren në shkollën e mesme teknike “11 marsi”, 17 përqind e stafit nuk janë në grevë. Në Qendrën Burimore “Lef Nosi” mësimin po e mbajnë rreth 25 përqind të mësimdhënësve. Në Shtime mësimi është duke u mbajtur në Qendrën Burimore “Shpresa”. Ndërkaq në Vushtri në shkollën “Mustafë Venhari” (kl.1-5), punojnë vetëm 2 mësimdhënëse, kurse të tjerët në grevë”, thuhet në përgjigjen e MASHTI-t.

Etiketat