Mesatarisht 49€ në muaj merr një anëtar i një familje në Suharekë nga skema e ndihmës sociale

26.02.2021

Skema e Ndihmës Sociale është mbështetje dhe ofrim i ndihmës së përkohshme financiare për familjet që jetojnë në varfëri. Në muajin janar 2021, ndihmë sociale kanë përfituar 25.678 familje me 103.303 anëtarë. Edhe këtë muaj numrin më të madh të familjeve, anëtarëve të familjes dhe shumën e mjeteve e ka komuna apo QPS-ja e Mitrovicës. […]

Mesatarisht 49€ në muaj merr një anëtar i një familje në Suharekë nga skema e ndihmës sociale Foto: Ilustrim

Skema e Ndihmës Sociale është mbështetje dhe ofrim i ndihmës së përkohshme financiare për familjet që jetojnë në varfëri.

Në muajin janar 2021, ndihmë sociale kanë përfituar 25.678 familje me 103.303 anëtarë. Edhe këtë muaj numrin më të madh të familjeve, anëtarëve të familjes dhe shumën e mjeteve e ka komuna apo QPS-ja e Mitrovicës.

Sipas raportit të ASK-së për muajin Janar 2021, në Komunën e Suharekës nga Skema e Ndihmës Sociale kanë përfituar 517 familje me gjithsej 2306 anëtarë.

Vetëm për muajin janar 2021 mbulimi i pagesave për skemat e ndihmës sociale të familjeve nga Komuna e Suharekës, shtetit të Kosovës i ka kushtuar 114,615.00 euro, shkruan SuharekaOnline.

Nëse shuma e lartpërmendur pjestohet me numrin e qytetarëve që marrin skema nga ndihma sociale rezulton se një anëtar i kësaj kategorie për një muaj mesatarisht merr 49 euro e 70 cent.

114,615.00 / 2306 = 49.70 €