Mërgimtari nga Sllapuzhani dhuron pajisje mbrojtëse për zjarrfikësit e Suharekës

17.09.2021

Mërgimtari Rasim Basha nga fshati Sllapuzhan i Suharekës, i cili jeton dhe vepron në Gjermani ka shprehur vullnetin që t’u dal në ndihmë zjarrfikësve në Suharekë. Ai ju ka dhuruar pajisje mbrojtëse si: helmeta, uniforma, çizme, rripa, xhama mbrojtës dhe dorëza. Ky donacion i mërgimtarit Basha vjen si shenjë e vullnetit të mirë për punën […]

Mërgimtari nga Sllapuzhani dhuron pajisje mbrojtëse për zjarrfikësit e Suharekës Foto: Ilustrim

Mërgimtari Rasim Basha nga fshati Sllapuzhan i Suharekës, i cili jeton dhe vepron në Gjermani ka shprehur vullnetin që t’u dal në ndihmë zjarrfikësve në Suharekë.

Ai ju ka dhuruar pajisje mbrojtëse si: helmeta, uniforma, çizme, rripa, xhama mbrojtës dhe dorëza. Ky donacion i mërgimtarit Basha vjen si shenjë e vullnetit të mirë për punën e pashembullt që po bëjnë zjarrfikësit e Suharekës sidomos gjatë këtij vit ku shumë zona janë përballur me fatkeqësi natyrore dhe janë përfshirë nga zjarret.

Zjarrfikësit parandalojnë, luftojnë dhe fikin zjarret si dhe ndihmojnë në emergjenca tjera. Ata mbrojnë jetën dhe pronën e qytetarëve dhe meritojnë gjithmonë mbështetje.