‘Me ty Kryetar’: Hoxhajt i vjen një mbështetje e papritur nga Suhareka për kandidaturën për kryetar të PDK-së

30.06.2021

Sekretari organizativ dhe asambleisti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Suharekë, Dardan Berisha ka thënë se e mbështet për kryetar të partisë Enver Hoxhaj, pasi sipas tij është i vetmi që e ruan unitetin brenda PDK’së. Partia Demokratike e Kosovës do t’i mbajë zgjedhjet e brendshme më 3 korrik dhe deri më tani, […]

‘Me ty Kryetar’: Hoxhajt i vjen një mbështetje e papritur nga Suhareka për kandidaturën për kryetar të PDK-së Foto: Ilustrim

Sekretari organizativ dhe asambleisti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Suharekë, Dardan Berisha ka thënë se e mbështet për kryetar të partisë Enver Hoxhaj, pasi sipas tij është i vetmi që e ruan unitetin brenda PDK’së.

Partia Demokratike e Kosovës do t’i mbajë zgjedhjet e brendshme më 3 korrik dhe deri më tani, vetëm Memli Krasniqi ka shpallur kandidaturën zyrtare, ndërsa Enver Hoxhaj pritet të jetë kundërkandidati i tij.

Ndërkaq afati i fundit për deponim të shpalljeve të kandidaturave për kryetar të PDK’së, është data 1 korrik.

Mirëpo edhe pse Enver Hoxhaj deri tani nuk e ka shpallur zyrtarisht kandidaturën për të parin e partisë, për të ka ardhur një mbështetje nga qyteti i lindjes, Suhareka.

Sekretari organizativ dhe asambleisti i PDK’së në Suharekë, Dardan Berisha ka dalë publikisht në mbështetje të Enver Hoxhajt.

Ai ka shpërndarë një foto të Enver Hoxhajt me mbishkrimin “Me ty Kryetar”.

Berisha ka thënë se si degë jemi për united për brenda PDK-së dhe këtë e united sipas tij më së miri e ruan vetëm Enver Hoxhaj.