Me 438 raste aktive të COVID-19, Suhareka renditet e 15-ta në nivel komunash

13.09.2021

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë 24 orëve të kaluar janë shënuar edhe 424 raste pozitive dhe 23 të vdekjes nga COVID-19, prej të cilave 10 raste pozitive dhe dy të vdekjes në Komunën e Suharekës. Nga shifrat e lartpërmendura numri i rasteve aktive në Suharekë ka rënë në […]

Me 438 raste aktive të COVID-19, Suhareka renditet e 15-ta në nivel komunash Foto: Ilustrim

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë 24 orëve të kaluar janë shënuar edhe 424 raste pozitive dhe 23 të vdekjes nga COVID-19, prej të cilave 10 raste pozitive dhe dy të vdekjes në Komunën e Suharekës.

Nga shifrat e lartpërmendura numri i rasteve aktive në Suharekë ka rënë në 438 , gjë që e rendit komunën tonë në vendin e 15-të në nivel komunash.

Tabelën e kryesojnë komunat e mëdha duke filluar nga Prishtina, Prizreni, Ferizaji dhe Podujeva.

Suhareka nuk renditet lart në tabelë vetëm nga numri i rasteve aktive, por edhe për nga numri i dozave të administruara të vaksinës anti-COVID, ku sipas të dhënave zyrtare deri më tani janë administruar 36,885 doza, gjë që e rendit si komunën e 10-të.

Ndryshe që nga fillimi i muajit gusht numri i rasteve pozitive dhe atyre të vdekjeve nga COVID-19 në Kosovë ka shënuar rritje alarmante.