Mbyllja e ambulantës gjatë orarit të punës në Bllacë, reagon drejtoresha Besa Kuqi

10.08.2020

Gjatë ditës SuharekaOnline kishte raportuar se si paraditën e së hënës një qytetar nga Bllaca kishte shkuar të merrte shërbim në AMF në këtë fshat por për habi rreth orës 11:00 ambulanta ishte e mbyllur. Ai ka dërguar një video në redaksi ku shihet se dera e ambulantës është e mbyllur. Për këtë rast ka […]

Mbyllja e ambulantës gjatë orarit të punës në Bllacë, reagon drejtoresha Besa Kuqi Foto: Ilustrim

Gjatë ditës SuharekaOnline kishte raportuar se si paraditën e së hënës një qytetar nga Bllaca kishte shkuar të merrte shërbim në AMF në këtë fshat por për habi rreth orës 11:00 ambulanta ishte e mbyllur.

Ai ka dërguar një video në redaksi ku shihet se dera e ambulantës është e mbyllur.

Për këtë rast ka reaguar edhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi.

Ajo ka premtuar se nuk do të lejojnë askënd të sfidojë orarin e punës dhe institucionin asnjëherë, sidmos JO në këtë situatë kur po ballafaqohemi me pandemin kur qyetari ka nevojë më së shumti për shërbime mjekësore.

“Sot kemi pranuar një ankesë nga një qytetar permes mediave lokale, ku në njëren nga AMF në Therandë mungonte Mjeku gjatë orarit te punēs.

Nuk do të lejojmë askend të sfidojë orarin e punës dhe institucionin asnjëher, sidmos JO në këtë situat kur po ballafaqohemi me pandemin kur qyetari ka nevoje më së shumti për sherbime mjekësore. Të papergjegjëshmit do ti dërgojmë në Komisionin Disiplinor, kush do qofshin ata padallim që mungojnë dhe nuk e respektojnë orarin e punës!!!” thuhet në reagimin e drejtoreshës Kuqi.