Mbi 200 maturantë të Suharekës nesër i nënshtrohen Testit të Maturës, Bajselmani jep detaje
Të gjithë ata maturantë të cilët nuk kanë mundur të kalojnë Testin e Maturës në afatin e parë, të njëjtit e kanë edhe një afat të dytë. Maturantët që nuk e kanë kaluar këtë test, nesër më 28 gusht, do të mbahet afati i dytë i Testit të Maturës. Në një prononcim për SuharekaOnline, drejtori […]
Të gjithë ata maturantë të cilët nuk kanë mundur të kalojnë Testin e Maturës në afatin e parë, të njëjtit e kanë edhe një afat të dytë.
Maturantët që nuk e kanë kaluar këtë test, nesër më 28 gusht, do të mbahet afati i dytë i Testit të Maturës.
Në një prononcim për SuharekaOnline, drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani ka bërë të ditur se afati i dytë i Testit të Maturës në Suharekë do të zhvillohet në dy qendra: Shkolla e Mesme Teknike “Skender Luarasi” dhe Shkolla e Mesme Profesionale “Abdyl Ramaj”.
Më tutje Bajselmani ka bërë të ditur se Testin e Maturës e kanë paraqitur 203 maturantë të Komunës së Suharekës.
Ky test në Komunën e Suharekës do të monitorohet nga 25 administrues, ku këta administrues janë profesorë nga Prizreni.
Ndërsa drejtori i DKA-së, Remzi Bajselmani për SuharekaOnline ka bërë të ditur se 55 administures të komunës sonë do të shkojnë në shkollat e Prizrenit.
Gjithashtu, Bajselmani ka thënë se tashmë janë caktuar edhe udhëheqësit e qendrave, duke shtuar se Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në koordinim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) i ka bërë të gjitha përgatitjet që ky proces të zhvillohet sa më mirë.