LVV-Suharekë: Emërimi i drejtoreshës në QKMF është bërë në kohën kur ka pasur largime/rikthime në AAK

15.06.2021

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, më datë 31 mars 2021, kishte hapur konkurs pune për Drejtor/e të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF). Ndërsa, lidhur me këtë konkurs, pas testit me shkrim dhe intervistës Drejtoria e Shëndetësisë në Suharekë ka njoftuar për rezultatet përfundimtare, raporton SuharekaOnline. Duke u bazuar në rezultatet përfundimtare […]

LVV-Suharekë: Emërimi i drejtoreshës në QKMF është bërë në kohën kur ka pasur largime/rikthime në AAK Foto: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë / SuharekaOnline

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, më datë 31 mars 2021, kishte hapur konkurs pune për Drejtor/e të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Ndërsa, lidhur me këtë konkurs, pas testit me shkrim dhe intervistës Drejtoria e Shëndetësisë në Suharekë ka njoftuar për rezultatet përfundimtare, raporton SuharekaOnline.

Duke u bazuar në rezultatet përfundimtare të testit me shkrim mbajtur më datë: 08.06.2021 dhe intervistës me gojë mabjtur më datë: 11.06.2021 për pozitën: Drejtor/e të QKMF-së në Suharekë përzgjidhet: Dr. Sale Bytyqi me gjithsej 557 pikë të fituara.

E për këtë ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje dega Suharekë, duke thënë se një gjë e tillë ishte pritur.

Sipas këtij subjekti politik për këtë pozitë konkursi ka qenë vetëm procedurë ligjore, pasi që sipas tyre emërimi i saj në këtë pozitë është bërë në kohën kur ka pasur largime/rikthime në AAK.