[EMRAT] – Regjistrimi në klasën e X-të, SHMT “Skënder Luarasi” publikon rezultatet kush u pranua

25.08.2020

Ashtu siç edhe ka vendosur MASh javën e kaluar është bërë regjistrimi i nxënësve në klasat e X-ta edhe në Komunën e Suharekës. Regjistrimi në përgjithësi ka shkuar në rregull në të tri shkollat e mesme: Gjimnazin “Jeta e Re”, Shkollën e Mesme Profesionale “Abdyl Ramaj” dhe në Shkollën e Mesme Teknike “Skënder Luarasi”. Ditë […]

[EMRAT] – Regjistrimi në klasën e X-të, SHMT “Skënder Luarasi” publikon rezultatet  kush u pranua Foto: Ilustrim

Ashtu siç edhe ka vendosur MASh javën e kaluar është bërë regjistrimi i nxënësve në klasat e X-ta edhe në Komunën e Suharekës.

Regjistrimi në përgjithësi ka shkuar në rregull në të tri shkollat e mesme: Gjimnazin “Jeta e Re”, Shkollën e Mesme Profesionale “Abdyl Ramaj” dhe në Shkollën e Mesme Teknike “Skënder Luarasi”.

Ditë më parë drejtori i SHMT “Skënder Luarasi”, Hamdi Bytyqi, thotë se ata kanë filluar regjistrimin me kohë siç është parashikuar nga ministria dhe se procesi ka qenë jashtëzakonisht mirë.

Edhe për procesin mësimor që pritet të fillojë në shtator, Bytyqi, thotë se janë marr të gjitha masat dhe janë të gatshëm për të filluar.

E nga kjo shkollë sot kanë publikuar listën e nxënësve të pranuar dhe atyre që nuk janë pranuar në klasën e X-të për vitin shkollor 2020/2021.