Tre nxënës të IAAP “Skënder Luarasi” përfitojnë nga 500 euro bursë nga MASHT-i

para 41 dite

Në kuadër të programit të mbështetjes së nxënësve në profile të rëndësishme për tregun e punës, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT) ka ndarë 100 bursa për nxënës të klasës së 10-të në Institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP).

Tre nxënës të IAAP “Skënder Luarasi” përfitojnë nga 500 euro bursë nga MASHT-i

Megjithatë, nga këto 100 bursa, vetëm tre nxënës nga Komuna e Suharekës, saktësisht nga IAAP “Skënder Luarasi”, kanë pasur fatin të përfitonin nga kjo mbështetje financiare.

Konkursi për aplikim për këto bursa ishte i hapur nga data 2 shtator deri më 2 tetor 2024. Pas procesit të vlerësimit, rezultatet u publikuan ditë më parë, duke zbuluar se nga 100 përfitues të bursave, vetëm tre janë nga Komuna e Suharekës. Nxënësit e përzgjedhur janë:

  • Nëntor Loshi – Instalues Elektrik
  • Erjon Graishta – Instalues Elektrik
  • Artik Kuçi – Automekanikë

Qëllimi kryesor i këtij programi të bursave është inkurajimi i nxënësve të zgjedhin profile të rëndësishme për tregun e punës, siç janë ato teknike dhe deficitare. Me këtë mbështetje financiare, MASHT synon të lehtësojë barrën financiare të familjeve të nxënësve dhe të sigurojë një nivel më të lartë të arsimimit profesional në vend.

Vlera e bursës është 50 euro në muaj, që do të thotë 500 euro për një vit shkollor. Nxënësit që përmbushin të gjitha kriteret dhe vazhdojnë me sukses mësimet në IAAP do të përfitojnë nga kjo bursë për tre vite të shkollimit.

Etiketat

Ofertat e fundit