LDK reagon kundër rregullores së bonus zonimit që u miratua falë dy votave të asambleistëve të saj
Në mbledhjen e 8-të të rregullt më 29 gusht 2025 të Kuvendit Komunal të Suharekës, pas tre dështimeve të mëparshme, më në fund është miratuar Rregullorja për Bonuset e Zonimit. Vendimi u mor në tentimin e katërt, me 15 vota për, 13 kundër dhe një abstenim.
Përveç votave të asambleistëve të pozitës, rregullorja mori mbështetjen edhe të dy asambleisteve nga radhët e LDK-së, Bulëza Kuqi dhe Elmaze Bytyçi, gjë që rezultoi vendimtare për kalimin e saj.
Në një vendim të saj të datës 07 tetor 2025, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) ka konstatuar se Rregullorja Nr. 01-Nr-016-56044 për bonuse të zonimit, e miratuar nga Kuvendi Komunal i Suharekës më 29 gusht 2025, nuk është në pajtim me ligjin dhe kërkon rishqyrtim nga komuna.
Ironia më e madhe është kur LDK del sot e flet kundër një rregulloreje që vetë e ka votuar!
Në seancën e Kuvendit Komunal ku kjo rregullore u miratua, dy asambleistet e LDK-së, Bulëza Kuqi dhe Elmaze Bytyçi, votuan PRO, dhe pikërisht votat e tyre ishin vendimtare për kalimin e saj.
Prandaj, para se të bëjë deklarata për “ligjshmëri” e “interes publik”, LDK le të tregojë qytetarëve pse përfaqësueset e saj ngritën dorën “pro” për diçka që sot e quan “të paligjshme”. Kjo quhet hipokrizi politike në formën më të pastër.
S’ka më keq se kur dikush voton në sallë e pastaj bën sikur nuk ka qenë aty. Kjo sjellje flet shumë për seriozitetin dhe përgjegjësinë politike të një partie që e ka humbur kompasin moral.
Në vend që të akuzojë të tjerët, LDK duhet të shikojë në pasqyrë: kush e votoi këtë rregullore dhe pse tani përpiqet të lajë duart para zgjedhjeve? Qytetarët e Suharekës nuk janë më për t’u mashtruar me deklarata boshe. Ata i kanë parë të gjitha – edhe dorën që votoi “për”, edhe gojën që sot thotë “kundër”.