Konkursi për roje pylli në Suharekë, publikohet lista përfundimtare

06.05.2023

Komuna e Suharekës ka njoftuar se ka publikuar listën përfundimtare të konkursit për roje pylli. Njësia për Menaxhimin e Burimeve njerzore në bazë të nenit 18 të rregullores Nr.05/2022 për procedurat konkurruese dhe pranimi për nëpunësit administrativ dhe mbështetës, pas përfundimit të fazës vlerësuese të kandidatëve nga Komisioni i pranimit për pozitën Roje Pylli në […]

Komuna e Suharekës ka njoftuar se ka publikuar listën përfundimtare të konkursit për roje pylli.

Njësia për Menaxhimin e Burimeve njerzore në bazë të nenit 18 të rregullores Nr.05/2022 për procedurat konkurruese dhe pranimi për nëpunësit administrativ dhe mbështetës, pas përfundimit të fazës vlerësuese të kandidatëve nga Komisioni i pranimit për pozitën Roje Pylli në Drejtorinë për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari, në bazë të renditjes përfundimtare dhe kritereve të përcaktuar sipas konkursit të shpallur 01-Nr-111-20214 të datës 27.03.2023 nëSIMBNJ me numër të referencës RN00011302, NJMBNJ njofton pë listën përfundimtare për vendin e punës: roje Pylli në Suharekë, raporton SuharekaOnline.

Sipas njoftimit bëhet e ditur se në listën përfundimtare janë përfshirë dy kandidatë, ku është njoftuar edhe për numrin e pikëve nga testi me shkrim dhe intervista me gojë.

  1. Reki Kolgeci – 82.66 pikë
  2. Mehdi Fangu – 71.66

Në njoftim tutje thuhet se kandidatët e pakënaqur me përzgjedhjen kanë të drejtë ankese në afatë prej 30 ditësh.