Konkursi për një mjek stomatolog në QKMF-Suharekë, publikohet lista e kandidatëve

16.09.2021

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Suharekës më datë 23 Gusht 2021 kishte hapur konkurs pune për një mjek stomatolog në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë. Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Suharekës më 23 Gusht të këtij viti kishte hapur konkurs pune për një mjek […]

Konkursi për një mjek stomatolog në QKMF-Suharekë, publikohet lista e kandidatëve Foto: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë / SuharekaOnline

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Suharekës më datë 23 Gusht 2021 kishte hapur konkurs pune për një mjek stomatolog në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Suharekës më 23 Gusht të këtij viti kishte hapur konkurs pune për një mjek stomatolog në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë me kohë të pacaktuar, raporton SuharekaOnline.

Ndërsa, DShMS në Komunën e Suharekës ka publikuar listën e kandidatëve, ku për këtë vend të punës kanë konkuruar katër (4) kandidatë.

“Në konkursin e datës: 23.08.2021. Nr. 06/1349 për vendin e punës: Një (1) Mjek Stomatolog në QKMF në Suharekë me kohë të pacaktuar kanë konkuruar këta kandidatë:
1. Faton Mustafa – Doktor i Stomatologjisë – 06.Nr.1266
2. Bardhyl Curraj – Doktor i Stomatologjisë – 06.Nr.1270
3. Dashmir Kryeziu – Doktor i Stomatologjisë – 06.Nr,1271
4. Besnik Kuqi – Doktor i Stomatologjisë – 06.Nr. 1274″, thuhet në njoftimin e DShMS-së.

LISTA-E-APLIKANTAA-VE-2