Konkursi për drejtor shkolle në Nëpërbisht, ky është kandidati i vetëm në listën e ngushtë

27.09.2022

Më 26 korrik të këtij viti, Drejtoria Komunal e Arsimit (DKA) në Suharekë kishte rishpallur konkursin për drejtor shkolle në fshatin Nëpërbisht. Ndërkaq, DKA-Suharekë ka publikuar edhe listën e ngushtë të kandidatëve për këtë konkurs. “Komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të nenit 8, pika 2.3 e […]

Konkursi për drejtor shkolle në Nëpërbisht, ky është kandidati i vetëm në listën e ngushtë Foto: Ilustrim

Më 26 korrik të këtij viti, Drejtoria Komunal e Arsimit (DKA) në Suharekë kishte rishpallur konkursin për drejtor shkolle në fshatin Nëpërbisht.

Ndërkaq, DKA-Suharekë ka publikuar edhe listën e ngushtë të kandidatëve për këtë konkurs.

“Komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të nenit 8, pika 2.3 e UA nr. 151/2020 ka krijuar listë ne ngushtë me të gjithë kandidatët/et, të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret sipas konkursit të shpallur 05 nr.771 të datës 26.07.2022 – Rishpallje, si dhe Formularit “B/14” dhe “B2″ të UA nr.151/2000, publikon këtë njoftim për intervistimin e kandidatëve me gojë për pozitën drejtor shkolle”.

Konkursi ishte rishpallur për pozitën drejtor shkolle në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “Rilindja” në Nëpërbisht.

Intervista me gojë do të mbahet me datë 28.09.2022 në ora 11:00 në Sallën e Bordit të KK Suharekë.

Në këtë listë është përfshirë vetëm një kandidat, i cili është Maliq Hoti.