Konkursi për drejtor në 6 shkolla të Komunës së Suharekës, DKA publikon listën e ngushtë

21.09.2021

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Suharekë kishte shpallur konkurs pune për drejtor në gjashtë shkolla të disa fshatrave të Komunës së Suharekës. Ndërsa, tashmë DKA-Suharekë ka publikuar listën e ngushtë për pozitën drejtor shkolle dhe se intervistat me gojë do të mbahen me datën 27.09.2021, në Sallën e Bordit të KK Suharekë. Konkursi për […]

Konkursi për drejtor në 6 shkolla të Komunës së Suharekës, DKA publikon listën e ngushtë Foto: Ilustrim

Drejtoria Komunale e Arsimit (DKA) në Suharekë kishte shpallur konkurs pune për drejtor në gjashtë shkolla të disa fshatrave të Komunës së Suharekës.

Ndërsa, tashmë DKA-Suharekë ka publikuar listën e ngushtë për pozitën drejtor shkolle dhe se intervistat me gojë do të mbahen me datën 27.09.2021, në Sallën e Bordit të KK Suharekë.

Konkursi për drejtor shkolle ishte hapur për këto gjashtë shkolla: SHFMU “Vëllezërit Frashëri” – Bukosh, SHFMU “Drita” – Gelancë, SHFMU “Migjeni” – Gjinoc, SHFMU “Naum Veqilharxhi” – Mohlan, SHFMU “Bajram Curri” – Nishor, SHFMU “Dëshmorët e Greikocit” – Greikoc.

Për pozitën drejtor shkolle në SHFMU “Vëllezërit Frashëri” në Bukosh, intervista me gojë mbahet në ora 10:00, për SHFMU “Drita” në Gelancë, intervista me gojë në ora 10:45, SHFMU “Migjeni” në Gjinoc, intervista me gojë nga ora 11:20, në SHFMU “Naum Veqilharxhi” në Mohlan, intervista me gojë mbahet në ora 12:00, ndërsa për SHFMU “Bajram Curri” në Nishor, intervista me gojë mbahet në ora 12:30, ndërsa për SHFMU “Dëshmorët e Greikocit” në Greikoc, intervista me gojë në ora 13:00.

“Komisioni përzgjedhës për zhvillimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në bazë të nenit 8, pika 2.3 e UA nr. 151/2020 ka krijuar listën e ngushtë me të gjithë kandidatët/et, të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret sipas konkursit të shpallur 05 nr.1357 dhe 05 nr.1356, si dhe Formularit “B/14” dhe “B2” të UA nr.151/2000. Intervistat me gojë do të mbahen me datë. 27.09.2021. në Sallën e Bordit të KK Suharekë”.

Njoftim-Lista-e-ngusht-1