Komuna e Suharekës regjistron 29 vdekje gjatë muajit tetor

17.12.2022

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminare1 në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin tetor 2022. Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative. Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në […]

Komuna e Suharekës regjistron 29 vdekje gjatë muajit tetor Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon të dhënat preliminare1 në baza mujore për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet për muajin tetor 2022.

Këto të dhëna publikohen duke u bazuar në të dhëna administrative.

Sipas dispozitave ligjore mbi udhëheqjen e regjistrave themeltarë për Lindjet, Vdekjet, Kurorëzimet dhe Shkurorëzimet, rastet regjistrohen në mënyrë të obligueshme në regjistrat e lartë-cekur, në vendin ku ka ndodhur ngjarja, pa marrë parasysh se personat me të cilët lidhet ngjarja, vendbanimin e përhershëm e kanë në atë vend, ose në ndonjë vend tjetër.

Sipas të dhënave të ASK ndërsa, janë regjistruar gjithsej 822 vdekje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej vdekjeve të regjistruara, 455 janë meshkuj dhe 367 janë femra.

Duke u bazuar në të dhënat e ASK-së që ka siguruar SuharekaOnline bëhet e ditur se në Komunën e Suharekës gjatë muajit tetor janë regjistruar gjithsej 29 vdekje, prej tyre 15 meshkuj dhe 14 femra.

Sipas statistikave të ASK-së bëhet e ditur se 21 vdekje kanë ndodhur me vendbanim në Suharekë prej tyre 11 meshkuj dhe 10 femra.

Rikujtojmë se gjatë muajit shtator në Komunën e Suharekës janë regjistruar 13 vdekje, prej tyre 7 meshkuj dhe 6 femra.