KEDS njofton për ndërprerje të energjisë të hënën në disa fshatra të Suharekës
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën, më 22 shtator, do të ketë ndërprerje të planifikuar të energjisë elektrike në disa zona të komunës së Suharekës, për shkak të punimeve të domosdoshme për sigurinë e sistemit.
Sipas njoftimit, nga nënstacioni NS 110/35/10 kV Theranda do të ndërpritet dalja 10kV J06 Gjinovci (kodi: 32000003), nga ora 08:00 deri në ora 11:00.
Ndërprerja do të përfshijë vendbanimet Topliqan, Gjinoc, Sallagrazhdë, Grejkoc dhe Gelacë. Po ashtu, pa energji do të mbesin edhe disa biznese, përfshirë N.T.S Leshan, Mishtoren BENI Shirokë, Geni Com OIL, NB Petroll, “Graniti” Bajram Lumi, Mermer Hasan Muharremi, Iseferi, Tafaj Elektrik, Pishinën Dafina, Spahia Petroll, Mermeri-Sallagrazhdë dhe Selim Muharremi.
Nga KEDS është bërë e ditur se arsyeja e ndërprerjes është ndërrimi i shtyllave të tensionit të mesëm në Sallagrazhdë dhe Grejkoc, duke theksuar se kjo masë është e nevojshme për siguri të sistemit.