Karnevali Golden Eagle po vjen!

19.06.2023

Me 23 dhe 24 Qershor, për herë të katërt në Suharekë, do të mbahet “Karnevali Golden Eagle”. Në dallim nga edicionet e kaluara, ky edicion do të zgjasë për dy ditë dhe pritet të performojnë rreth gjashtëqind artistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Spanja, Kuba, Kili, Brazili, Polinezia dhe India. Festa […]

Karnevali Golden Eagle po vjen! Foto: Ilustrim

Me 23 dhe 24 Qershor, për herë të katërt në Suharekë, do të mbahet “Karnevali Golden Eagle”.

Në dallim nga edicionet e kaluara, ky edicion do të zgjasë për dy ditë dhe pritet të performojnë rreth gjashtëqind artistë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Spanja, Kuba, Kili, Brazili, Polinezia dhe India.

Festa do të fillojë këtë të premte, në ora 18:00, me parakalimin e grupeve pjesëmarrëse në sheshin e qytetit.

Në skenë, fillimisht nga ora 20:00, do të performojnë grupe artistike shqiptare nga Suhareka, Peja, Tirana, Elbasani, si dhe grupe ndërkombëtare nga Maqedonia e Veriut, Spanja, India, me një koncert në fund të Bruno, Klajdi, Miri dhe Capital T.

Nata e dytë fillon në ora 20:00, ku në skenë do të performojnë grupe artistike nga Kosova, Kuba, Brazili, Spanja dhe India.