Golden Eagle dhe Federata e Çiklizmit nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi
24.04.2026
Federata e Çiklizmit e Kosovës ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me kompaninë Golden Eagle, duke shënuar një hap të rëndësishëm për zhvillimin e çiklizmit në vend.
Ky bashkëpunim synon mbështetjen e aktiviteteve kryesore sportive, përfshirë Kampionatin Ballkanik, Kampionatin e Kosovës dhe Turit e Kosovës.
Përmes kësaj marrëveshjeje pritet të rritet cilësia e organizimit të garave dhe të promovohet më tej çiklizmi si sport në Kosovë.
Përfaqësuesit e të dyja palëve vlerësuan këtë partneritet si një mundësi për të fuqizuar sportistët vendorë dhe për ta vendosur Kosovën më fuqishëm në hartën rajonale të çiklizmit.
