Ja sa është numri total i nxënësve në Suharekë!

19.01.2020

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) kanë publikuar Statistikat e Arsimit në Kosovë 2018/2019. Aty thuhet se numri total i nxënësve nga arsimi parashkollor publik deri tek institucionet parauniversitare publike është 684.704. 4.099 nga numri total, janë fëmijë në arsimin parashkollor, ku përfshihen fëmijët e […]

Ja sa është numri total i nxënësve në Suharekë! Foto: Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) kanë publikuar Statistikat e Arsimit në Kosovë 2018/2019.

Aty thuhet se numri total i nxënësve nga arsimi parashkollor publik deri tek institucionet parauniversitare publike është 684.704.

4.099 nga numri total, janë fëmijë në arsimin parashkollor, ku përfshihen fëmijët e grupmoshave 0 deri në <5 vjeç. Prej tyre 2.317 janë meshkuj, ndëra 1.987 femra.

Në arsimin parafillor, ku përfshihen fëmijet e moshës 5<5 vjeç në çerdhe dhe objektet e shkollave fillore dhe fillore të mesme të ulëta, janë gjithsej 22.051 fëmijë, ku meshkujt prijnë me numër nga 11.435, dhe femrat me 10.616, raporton IndeksOnline

Niveli i arsimit fillor dhe i mesëm i ulët përfshin arsimin e obliguar 9-të vjeçar që korespondon me nivelin 1 dhe 2 të SNKA-së ( Klasifikimi standard ndërkombëtar i arsimit). Aty janë gjithsej 235.161 nxënës, prej të cilëve 120.967 janë meshkuj, ndërsa 114.194 femra.

Në arsimin e mesëm të lartë përfshihen tre (3 ) nivele sipas SNKA-së (Klasifikimi standard ndërkombëtar i arsimit) dhe organizohet në gjimnaze dhe shkolla profesionale.

Aty janë  81.041 nxënës, ku 41.189 janë meshkuj, dhe 39.852 femra.

E numri i nxënësve në institucionet publike parauniversitare në të gjitha nivelet është gjithsej 342.352, ku edhe këtu prinë meshkujt me 175.806, ndërsa femrat me 166.546.

Burim i të dhënave për arsimin parauniversitar është Sistemi i Menaxhimit të Informatave në Arsim (SMIA).

Të dhënat për statistikat e arsimit te komuniteti serb ku nuk ka pasur shtrirje SMIA, me përjashtim të komunës së Kamenicës janë të grumbulluara nga ASK përmes pyetësorëve të statistikave të arsimit sipas niveleve.

Ndërsa të dhënat për arsimin Universitar publik dhe privat janë grumbulluar nga ASK (në përjashtim të disa Kolegjeve private të cilat nuk kanë raportuar dhe janë të shënuara me simbolin përkatës në tabela).