Itali, therret për vdekje 45 vjeçari nga Vraniqi i Suharekës
Një 45-vjeçar R.K (emër i njohur për redaksinë) nga fshati Vraniq i Suharekës vdiq mbrëmë në Treviso të Italisë nga plagët e marra gjatë një përleshje në rrethin e Fierës. Përleshja, sipas mediave italiane, ndodhi mes disa personave nga zona e Ballkanit. Viktima ishte goditur disa herë me thikë. Sipas informacioneve që ka siguruar SuharekaOnline […]
Një 45-vjeçar R.K (emër i njohur për redaksinë) nga fshati Vraniq i Suharekës vdiq mbrëmë në Treviso të Italisë nga plagët e marra gjatë një përleshje në rrethin e Fierës.
Përleshja, sipas mediave italiane, ndodhi mes disa personave nga zona e Ballkanit.
Viktima ishte goditur disa herë me thikë. Sipas informacioneve që ka siguruar SuharekaOnline përleshja kishte ndodhur me disa kosovarë nga fshati Samadrexhë.
Pjesëmarrësit e tjerë, rreth 20 burra, u plagosën, disa më lehtë e disa më rëndë.
Disa prej tyre janë shtruar në urgjencë, të tjerët sipas dëshmive kanë ikur përgjatë bregut të lumit Sile.
Policia ka ndërhyrë në vendin e ngjarjes. Nuk dihen ende arsyet e kësaj historie, megjithëse nuk përjashtohet që të ketë lidhje me një rrahje të regjistruar pak ditë më parë në afërsi.