Handikos në Suharekë vizitohet nga një delegacion gjerman

Gjatë ditës se djeshme në Q.RBB Handikos Suharekë e vizitoi një delegacion nga qyteti i Fellbachut të Gjermanis.

Delegacioni nga Gjermani u interesuan për veprimtarin e kësaj qendre e cila ofron sherbime rehabilitimi për personat më aftesi të kufizuar.


Drejtori i qendrës i falenderoi vizitorët,e ata u zotuan se në të ardhmen do të angazhohen për përkrahjen e kësaj kategorie të popullatës.

Ndërsa dy ditë më parë, nën organizimin e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Janis McDavid folës motivues më u takua me përfaqësues të Forumit të Shoqatave që mbrojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuar në Kosovë.