Grabitja e armatosur në Suharekë – të dyshuarit ndodhen në arrati
Katër të dyshuarit për grabitjen me armë në një argjendari në Suharekë ndodhen në arrati. Policia deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk ka arritur t’i arrestuar të dyshuarit e këtij rasti. “Rreth orës 16:03 min kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërri në […]
Katër të dyshuarit për grabitjen me armë në një argjendari në Suharekë ndodhen në arrati.
Policia deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi nuk ka arritur t’i arrestuar të dyshuarit e këtij rasti.
“Rreth orës 16:03 min kemi marrë informatën se vetura e dyshimtë është një veturë e pasagjerëve. Sapo policia ka mbërri në vendngjarje, të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, një zyrtar policor është plagosur, ai ka marrë tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Në grabitje dyshohet se janë të përfshirë katër të dyshuar të cilët për momentin kanë arritur që të largohen nga vendi i ngjarjes”, ka thënë Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit.
Policia aktualisht ka aktivizuar “unazën e çeliktë”, sistemin e vendosjes së pikave të shtuara të Policisë në lokacione të ndryshme për të lokalizuar e identifikuar veturën e dyshuar me të cilën u larguan personat që grabitën biznesin e argjendarisë në Suharekë.
Një vit nga grabitja e armatosur në Suharekë, aksioni i policisë rezultoi me një të vrarë dhe 5 të arrestuar