Grabitja e armatosur në Suharekë – një muaj paraburgim për dy të dyshuarit

26.11.2023

Është mbajtur seanca gjyqësore ndaj dy të dyshuarve që kanë dhënë ndihmë në grabitjen e argjendarisë në Suharekë. 19:10 Caktohet masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, duke llogaritur nga data e arrestimit 25.11.2023. Në këtë seancë është kërkuar masa e paraburgimit ndaj tyre prej një muaj. Dy të dyshuarit janë nga Mitrovica, me […]

Është mbajtur seanca gjyqësore ndaj dy të dyshuarve që kanë dhënë ndihmë në grabitjen e argjendarisë në Suharekë.

19:10 Caktohet masa e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, duke llogaritur nga data e arrestimit 25.11.2023.

Në këtë seancë është kërkuar masa e paraburgimit ndaj tyre prej një muaj. Dy të dyshuarit janë nga Mitrovica, me inicialet Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri.

Cilat janë dyshimet fillestare?

Sipas dosjes së Prokurorisë, i pandehuri Albin Beqiri duke prezantuar letërnjoftimin e tij në kompaninë “Ipko” në Mitrovicë blen 10 numra të telefonit për të pandehurin Fatmir Tahiri dhe këta numra ia dorëzon Fatmir Tahirit.

Tutje, sipas dosjes, njëri prej këtyre numrave të telefonit përdoret për të kontaktuar pronarin e automjetit nga i cili grabitësit e blejnë automjetin, i cili përdoret gjatë grabitjes në Suharekë.

Po ashtu, dosja e Prokurorisë thotë se grabitësit nga aparati telefonik që e kanë përdorur këtë numër komunikojnë mes vete me dy numra të telefonisë “Ipko” gjatë dhe menjëherë pas grabitjes më 22 nëntor 2023.

Ndërkaq gjatë ditës së sotme, policia ka njoftuar se është arrestuar edhe personi i tretë i dyshuar në këtë rast.