Gjesti human i mërgimtarit nga Suhareka, mbi 20 orë ndihmon vullnetarisht zjarrfikësit dhe qytetarët

11.01.2021

Mbrëmja e së dielës dhe e hëna nuk ka qenë e lehtë për mërgimtarin Lirim Bylykbashi nga Suhareka i cili ka 20 vite që jeton në Kroaci. Pronari i katër furrave të bukës në Kroaci ka dy javë që ka ardhur për të pushuar në Kosovë, mirëpo të dielën mbrëma me të parë që situata […]

Gjesti human i mërgimtarit nga Suhareka, mbi 20 orë ndihmon vullnetarisht zjarrfikësit dhe qytetarët Foto: Ilustrim

Mbrëmja e së dielës dhe e hëna nuk ka qenë e lehtë për mërgimtarin Lirim Bylykbashi nga Suhareka i cili ka 20 vite që jeton në Kroaci.

Pronari i katër furrave të bukës në Kroaci ka dy javë që ka ardhur për të pushuar në Kosovë, mirëpo të dielën mbrëma me të parë që situata nga vërshimet po përkeqësohej dhe se familjari i tij Leotrim Bylykbashi (zjarrfikës në qytetin e Suharekës) po shkonte në terren për shërbim ndaj qytetarëve, Lirimi në mënyrë vullnetare i’u është bashkangjitur zjarrfikësve të Suharekës për t’iu ndihmuar gjatë aksioneve në ndihmë qytetarëve, shkruan SuharekaOnline.

I shoqëruar nda drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Suharekës, Enver Shabani dhe zjarrfikësit Lirimi që nga ora 20:00 e së dielës e deri të hënën pasdite ka qenë vazhdimisht në terren duke ofruar ndihmën e tij krahas zjarrfikësve të qytetit.

Mëngjesi i së hënës zjarrfikësit e qytetit së bashku me Lirimin i ka zbardhur afër qytetearëve të cilët ndiheshin të rrezikuar ndaj vërshimeve që tashmë kishin kapluar fshatrat e Suharekës.

Gjesti human i mërgimtarit Lirim Bylykbashi është për tu admiruar dhe për tu vlerësuar që është shembull i virtyteve njerëzore.