Gjendet një granatë dore në Samadrexhë të Suharekës, intervenon Policia dhe FSK

29.12.2022

Të mërkurën në fshatin Samadrexhë banorët kanë dyshuar për një mjetë shpërthyes, të cilët e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës në Suharekë. Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se mjeti i dyshuar shpërthyes është gjetur nga banorët në varrezat e fshatit Samadrexhë. Policia e Kosovës në Suharekë ka bër të ditur se mjeti i […]

Gjendet një granatë dore në Samadrexhë të Suharekës, intervenon Policia dhe FSK Foto: Ilustrim

Të mërkurën në fshatin Samadrexhë banorët kanë dyshuar për një mjetë shpërthyes, të cilët e kanë lajmëruar Policinë e Kosovës në Suharekë.

Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se mjeti i dyshuar shpërthyes është gjetur nga banorët në varrezat e fshatit Samadrexhë.

Policia e Kosovës në Suharekë ka bër të ditur se mjeti i dyshuar ka qenë granatë dore, e cila është tërhekur nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Rastin në fjalë për Suharekanline e ka konfirmuar edhe komandanti i Stacionit Policor në Suharekë, kapiteni Afrim Sylaj i cili ka thënë se dje rreth orës 14:00 kanë pranuar një informatë se në varrezat e fshatit Samadrexhë dyshohej se është gjetur një mjet shpërthyes, granatë dore.

Poashtu, Sylaj ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ka dal Policia e Kosovës në Suharekë të cilët e kan siguruar zonën në të cilen gjindej mjeti i dyshuar dhe se Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë tërhekjen e mjetit.

Fatmirësisht granata e dorës është larguar dhe nuk është raportuar për ndonjë incindent të mundshëm.