Gjatë 2020’s Komuna e Suharekës shpenzoi mbi 20 mijë euro për dreka zyrtare

Gjatë 2020’s Komuna e Suharekës shpenzoi mbi 20 mijë euro për dreka zyrtare
Eurolinda Zenelaj

25.03.2021 / Suhareka

Situata e krijuar nga pandemia COVID-19 padyshim që ka ndikuar që edhe në vendin tonë të ketë rënie të zhvillimit ekonomik, duke prekur si sektorin privat gjithashtu edhe atë publik.

Sipas raportit fiskal të administrimit të buxhetit të Komunës së Suharekës për vitin 2020 është shënuar rënie të inkasimit të të hyrave vetanake si pasojë e pandemisë COVID-19, me të cilën po përballemi tash e më shumë se një vit.

Edhe pse pandemia ka ndikuar në rënien e të hyrave vetanake Komuna e Suharekës gjatë vitit 2020 ka shpenzuar plotë 21.592,19 euro për dreka zyrtare.

Në bazë të raportit fiskal të vitit paraprak 2020, të siguruar nga SuharekaOnline rezulton që Zyra e Kryetarit të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka shpenzuar 2.118,40 euro për dreka zyrtare.

LEXO EDHE:  Komuna e Suharekës e dyta për nga numri i ndreqjeve të problemeve të raportuara nga qytetarët

Shpenzime më të mëdha për dreka zyrtare në vitin e kaluar janë bërë për Shërbimet Kulturore, ku bëhet e ditur se janë shpenzuar gjithsejt 5.026,20 euro.

Njësia BuxhetoreDreka Zyrtare 2020
Zyra e kryetarit € 2.118,4
Administrata € 993.00
Inspeksioni € 0
Kuvendi Komunal € 2.533,2
Sherbimet Publike € 2,728.2
Bujqesia € 1.217,2
Urbanizmi € 2.165,4
Kadastri € 642,9
Administrata Shendetesi € 184,5
Sherbimet Sociale €114,5
QKMF €599,00
Kultura € 5.026,2
Arsimi Administrata € 3.099,99
Çerdhet / Arsimi Parafillor € 0
Arsimi Fillor € 169,7
Arsimi Mesem € 0
TOTAL € 21.592,19

Test antigjen për COVID-19 vetëm 15€, rezultati brenda 30 minutave

Në Laboratorin “RIOLAB” kryhet testi i shpejtë i antigjenit për COVID-19. Testi i antigjenit përdoret në diagnozën e infeksionit COVID-19....

Lexo më shumë

Të fundit