Enver Hoxhaj me shtëpi malore në vlerë rreth 180 mijë euro, kjo është pasuria e tij

21.08.2020

Agjencia Kundër Korrupsion (AKK), ka filluar të publikojë pasurinë e zyrtarëve të lartë publik. Procesi për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publik kishte nisur në fillim të marsit, por shkak i situatës së krijuar nga COVID-19, AKK pati shtyrë afatin e deklarimit deri më 19 qershor. Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin […]

Enver Hoxhaj me shtëpi malore në vlerë rreth 180 mijë euro, kjo është pasuria e tij Foto: Ilustrim

Agjencia Kundër Korrupsion (AKK), ka filluar të publikojë pasurinë e zyrtarëve të lartë publik. Procesi për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve publik kishte nisur në fillim të marsit, por shkak i situatës së krijuar nga COVID-19, AKK pati shtyrë afatin e deklarimit deri më 19 qershor.

Në pajtim me Ligjin për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave, Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik.

Kështu në bazë të publikimit të pasurisë në deklarimin e tij deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Suhareka nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar 2 banesa (230,000.00 euro vlerë), tokë dhe shtëpi malore në vlerë prej 179,512.00 euro, shkruan SuharekaOnline.

Hoxhaj gjithashtu ka deklaruar se në njërën prej bankave komerciale ka 7,208 € para të gatshme.

Ndërsa sa i përket pagave Enver Hoxhaj ka deklaruar paga dhe shtesa nga Qeveria në shumën prej 30,398.00 € dhe mëditje nga ligjëratat e mbajtura në Universitet nga viti 2015-2017 në shumën prej 6,230.00 €.