Më shumë qytetarë të Suharekës lindin jashtë Kosovës se sa brenda saj!

Komunën e Suharekës, si njësi territoriale, e përbëjnë: qyteti i Suharekës, lagjet urbane dhe fshatrat. Territori i Komunës përfshin Suharekën dhe 42 vendbanime(fshatrat).

Sipas të dhënave të fundit zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës të vitit 2017Komuna e Suharekës ka 41 vendbanime, ku jetojnë 88.126, banorë në një sipërfaqe prej 361.78 km² me dendësi banimi prej 165 banorë/km².

Komuna e Suharekës gjithashtu njihet si një ndër komunat me numrin më të madh të mërgimtarëve.

Veçmas statistikave të tjera këtë e argumenton edhe numri i madh i fëmijëve që lindin në vendet e perëndimit dhe pastaj regjistrohen në gjendjen civile të Komunës së Suharekës.

Drejtori i Administratës në Komunën e Suharekës, Driton Maliqaj, në një prononcim për SuharekaOnline ka treguar shifrat e tre viteve të fundit të lindjeve të regjistruara në Sektorin e Gjendjes Civile që funksionon nën drejtorinë që ai udhëheq.

Sipas të dhënave të regjistruara vetëm gjatë vitit 2019 në Sektorin e Gjendjes Civile në Suharekë janë regjistruar gjithsej 442 lindje, prej të cilave 130 janë regjistrime të rregullta (me kohë) dhe 312 regjistrime me vonesë.

Nga 130 regjistrimet me kohë, 86 lindje janë kryer jashtë vendit dhe 44 brenda vendit. Diferencë e madhe e numrit të lindjeve brenda dhe jashtë vendit vërehet edhe te lindjet e regjistruara me vonesë ku nga 312 të tilla për vitin 2019, 20 lindje të regjistruara janë brenda vendit dhe 292 lindje jashtë vendit.

Në vitin 2018 numri i lindjeve ishte më i madh se në vitin 2019, ku sipas Drejtorit të Administratës, Driton Maliqaj, në krahasim me vitin 2019 në vitin 2018 Suhareka kishte numër më të madh të lindjeve të regjistruara.

Në krahasim me 442 lindje të regjistruara në vitin 2019, në vitin 2018 në sektorin e Gjendjes Civile janë regjistruar 167 lindje më shumë, pra 609 lindje.

Gjithashtu sipas Maliqajt edhe në vitin 2018 numri i lindjeve jashtë shtetit në bazë të dhënave ishte krahasimisht i madh me numrin e lindjeve brenda vendit.

Drejtori i Administratës, Driton Maliqaj, ka treguar vështirësitë që hasen nga drejtoria që ai drejton për mbledhjen e të dhënave të sakta të lindjeve të qytetarëve të Suharekës, kjo pasiqë lindjet bëhen në spitale rajonale si Prizren, Gjakovë, Prishtinë si dhe në ato private dhe në këtë rast bebet regjistrohen aty ku lindin.

Më e mira do të ishte që të ketë një lloj centralizimi i të dhënave që kudo që bëhet lindja neve të na figurojë në sistem si lindje e re, përndryshe deri më tani të dhënat për lindjet jashtë QKMF-së duhet ti sigurojmë vet, ka shtuar ai.

2018
Lindje e Rregullt (Me kohë) 183
Brenda Vendit 34
Jashtë Vendit 149
Me Vonesë 426
Brenda Vendit 30
Jashtë Vendit 396
Total Lindje 609
2019
Lindje e Rregullt (Me kohë) 130
Brenda Vendit 44
Jashtë Vendit 86
Me Vonesë 312
Brenda Vendit 20
Jashtë Vendit 292
Total Lindje 442

Ndërsa nga data 1 janar e vitit 2020 deri më 30 prill nga rastet e evidentuara të lindjeve në QKMF-në e Suharekës dhe Spitalin Rajonal të Prizrenit numri i bebeve të lindura nga Komuna e Suharekës është si vijon:

QKMF SuharekëSpitali Prizren
Janar240
Shkurt436
Mars243
Prill341
Total = 17111160
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.