Drejtoria e Shëndetësisë hap konkurs pune për një stomatolog në QKMF-Suharekë

24.08.2021

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka hapur konkurs për një stomatolog në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë. Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë me datë 23 gusht 2021, ka hapur konkurs pune për një stomatolog i praksës përgjithshme në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare (QKMF) në Suharekë me kohë […]

Drejtoria e Shëndetësisë hap konkurs pune për një stomatolog në QKMF-Suharekë Foto: Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë / SuharekaOnline

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka hapur konkurs për një stomatolog në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë me datë 23 gusht 2021, ka hapur konkurs pune për një stomatolog i praksës përgjithshme në Qendrën Kryesore të Mjeksisë Familjare (QKMF) në Suharekë me kohë të pacaktuar, raporton SuharekaOnline.

Aplikacionet mund të merren në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Social në Komunën e Suharekës. Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga publikimi në mjetet e informimit.

Detyrat dhe përgjegjësitë e stomatologut:
Kryen punët profesionale të ndërlidhura me shërbimin polivalent;
Bënë shërimin, kiretazhin si dhe ekstraksionin e dhëmbëve;
Kryen të gjitha procedurat mjekuese urgjente: ndalja e dhimbjes, drenazha, largimi i urës, incizione, referime për shërim, ekzaminim diagnostike shtesë;
Përshkruan barerat dhe përcjell gjendjen e pacientëve;
Përcjell edukimin e mjekëve dhe kuadrit të mesëm mjekësore në praktikën profesionale obligative;
Bashkëpunon me profesionistët tjerë shëndetësorë.

KONKURS-PER-STOMATOLOG