Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë tregon se për kë është i mundur caktimi i terminit për vaksinim kundër COVID-19

01.07.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qyetetarët në komunat e Kosovës. Vaksinimi masiv i popullatës është duke u zhvilluar edhe në Komunën e Suharekës. Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi ka njoftuar për caktimin e terminit për vaksinim kundër COVID-19. Ajo ka bërë të ditur se […]

Drejtoresha e Shëndetësisë në Suharekë tregon se për kë është i mundur caktimi i terminit për vaksinim kundër COVID-19 Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 për qyetetarët në komunat e Kosovës.

Vaksinimi masiv i popullatës është duke u zhvilluar edhe në Komunën e Suharekës.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Suharekës, Besa Kuqi ka njoftuar për caktimin e terminit për vaksinim kundër COVID-19.

Ajo ka bërë të ditur se për kë është e mundur caktimi i vaksinimit kundër COVID-19 në platformën ekosova.rks-gov.net

Caktimi i terminit përmes kësaj platforme është i mundur për:

• Qytetarët mbi moshën 55 vjeçare
• Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe
• Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit
• Qytetarët të cilëve i’u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).

Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.