Kanceri i qafës së mitrës, për tre muaj në QKMF-në e Suharekës realizohen mbi 200 testime

21.06.2023

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, Besa Kuqi sot gjatë ditës së mërkurë ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë “Rexhep Kuçi”. Kuqi ka njoftuar se gjatë vizitës së saj në QKMF-Suharekë është njoftuar me punën dhe angazhimin e stafit në repartin e gjinekologjisë për projektin e ‘Screeningut të Qafës së […]

Kanceri i qafës së mitrës, për tre muaj në QKMF-në e Suharekës realizohen mbi 200 testime Foto: Ilustrim

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, Besa Kuqi sot gjatë ditës së mërkurë ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharekë “Rexhep Kuçi”.

Kuqi ka njoftuar se gjatë vizitës së saj në QKMF-Suharekë është njoftuar me punën dhe angazhimin e stafit në repartin e gjinekologjisë për projektin e ‘Screeningut të Qafës së Mitrës Pap/Testi’, raporton SuharekaOnline.

Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Suharekë, Besa Kuqi ka njoftuar se që kur ka filluar projekti për depsitimin e kancerit të qafës së mitrës në Komunën e Suharekës deri më tani janë testuar 216 mostra Pap Teste, prej të ncilave 117 mostra kanë rezultuar negative, 55 prej tyre do të përsëriten pas 3 muajsh, 11 të tjera janë rekomanduar për Biopsi dhe 27 mostra të tjera janë në pritje të rezultateve.

“Sot vizitova Repartin e Gjinekologjisë në QKMF “Rexhep Kuqi” dhe u njoftova me punën dhe angazhimin e stafit për projektin Screeningut të Qafës së Mitrës / Pap Testi .

Projekt i mbështetur nga donatorët Solid sh.p.k dhe Laboratori Pathology – Prishtinë

Prezantimi i punës lidhur me projektin e screeningut të kancerit të Qafes se Mitres/Pap Testi.👇🏻

Gjatë kēsaj periudhe që kur ka filluar projekti për depsitimin e kancerit të qafës së mitrës në Komunën e Suharekës janë realizuar:

216 mostra Pap Teste.

117 mostra janë Negative

55 mostra përseritje e Pap Tesiti pas 3 Muajve,

11 mostra janë rekomanduar për Biopsi.

27 mostra janë në pritje për rezultate

“Ma mirë të parandalosh sa të shërosh”” ka njoftuar Kuqi.

Rikujtojmë se që nga muaji mars i vitit 2023, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë, “Rexhep Kuçi” ofron PAP-testin falas për 500 gra të Komunës së Suharekës.