DKA-Suharekë publikon listën e ngushtë të konkursit për një mësimdhënës/e në Qendrën mësimore

26.01.2022

DKA-Suharekë para disa dite kishte publikuar listën e ngushtë për këtë konkurs, por gjatë ditës së sotme përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kësaj liste të ngushtë i është shtuar edhe një kandidat. “Komisioni përzgjedhës në mbështetje të nenit 9 pika 3 të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 mori vendim që njoftimi me nr-66 të […]

DKA-Suharekë publikon listën e ngushtë të konkursit për një mësimdhënës/e në Qendrën mësimore Foto: Ilustrim

DKA-Suharekë para disa dite kishte publikuar listën e ngushtë për këtë konkurs, por gjatë ditës së sotme përmes një njoftimi ka bërë të ditur se kësaj liste të ngushtë i është shtuar edhe një kandidat.

“Komisioni përzgjedhës në mbështetje të nenit 9 pika 3 të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017 mori vendim që njoftimi me nr-66 të datës 20.01.2022, të plotësohet edhe me emrin e kandidatit i cili do t’i nështrohet testit me shkrim”, thuhet në njoftim.

Sipas Drejtorisë Komunale të Arsimit në Komunën e Suharekës, listës së ngushtë për një mësimdhënës në Qendrën mësimore në SHFMU “Shkëndija” në Suharekë, i është shtuar edhe kandidati Leutrim Shabanaj.

Kandidatët që janë në listën e ngushtë për këtë pozitë i janë nështruar testit me shkrim gjatë ditës së sotme nga ora 09:00 në Sallën e Asamblesë Komunale në Suharekë.

Njoftim-lista-e-ngusht-e-plotesuar