Dita e personave me nevoja të veçanta, në Suharekë u mbajt kampanjë për nderë të kësaj kategorie

03.12.2020

Në ditën e personave me nevoja të veçanta në Komunën e Suharekës është mbajtur një kampanjë për nderë të personave të kësaj kategorie nga Organizata Jo-qeveritare “United Youth Camp”. Pjesë e këtij aktiviteti ka qenë edhe Nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka, e cila në fjalën e saj, ndër tjerash ka thënë se kjo kategori e […]

Dita e personave me nevoja të veçanta, në Suharekë u mbajt kampanjë për nderë të kësaj kategorie Foto: Ilustrim

Në ditën e personave me nevoja të veçanta në Komunën e Suharekës është mbajtur një kampanjë për nderë të personave të kësaj kategorie nga Organizata Jo-qeveritare “United Youth Camp”.

Pjesë e këtij aktiviteti ka qenë edhe Nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka, e cila në fjalën e saj, ndër tjerash ka thënë se kjo kategori e shoqërisë sonë mund të bëjë shumë.

“Kjo kategori e shoqërisë sonë mund të bëjë shumë, ashtu si ne të gjithë që kemi specifika të veçanta, ashtu edhe kjo kategori mund të bëjë shumë në shumë sfera të jetës në të mirë të të gjithë shoqërisë” tha Suka.

Gjithashtu, gjatë këtij aktiviteti është shfaqur një dokumentar i shkurtër për këtë kategori, për të treguar se edhe ata mund të bëjnë shumë dhe janë të barabartë me të gjithë.

Në fund u ndanë edhe mirënjohje për të rinjtë që kontribouan në forma të ndryshme me projekte në të mirë të kēsaj kategorie të shoqërisë si dhe për trajnimin e mbajtur.