Deputetja nga Suhareka dhuron 10 mijë maska për studentët e Fakultetit të Mjekësisë

03.11.2020

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Suhareka, Albena Reshitaj ka bërë të ditur se ka përkrahur Fakultetin e Mjekësisë me 10 mijë maska për mbrojtjen nga COVID-19. Ajo ka treguar se kjo iniciativë është realizuar me ndihmën e zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Tahiri. “Me inciativën time dhe me mbështetjen e Qeverisë respektivisht zv. Kryeministrit Tahiri […]

Deputetja nga Suhareka dhuron 10 mijë maska për studentët e Fakultetit të Mjekësisë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Suhareka, Albena Reshitaj ka bërë të ditur se ka përkrahur Fakultetin e Mjekësisë me 10 mijë maska për mbrojtjen nga COVID-19.

Ajo ka treguar se kjo iniciativë është realizuar me ndihmën e zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Tahiri.

“Me inciativën time dhe me mbështetjen e Qeverisë respektivisht zv. Kryeministrit Tahiri sot kemi përkrahur studentët e Fakultetit të Mjekësisë me 10.000 maska mbrojtëse të cilat do t’u shërbejnë në realizimin e ushtrimeve praktike klinike e në përputhje me masat e rekomanduara nga IKSHPK kundër Covid 19.

Duke pas parasysh specifikat e mbarvajtjes së procesit mësimor në Fakultetit të Mjekësisë, është gati e pamundur të arrihen rezultate dhe suksese në fushën e studimeve në shkencat mjekësore pa realizimin e pjesës së ushtrimeve praktike.

Fakti që studimet praktike kërkojnë kontakte të drejtpërdrejta mes pacientëve, studentëve dhe mësimëdhënësve e bënë sfidë të veçantë realizimin e saj në këtë kohë kur jemi duke u ballafaquar me Pandeminë Covide 19.Të ndodhur në këtë situatë dhe me qëllim krijimin e mundësisë së realizimit të mësimit klinik në Fakultetin e Mjekësisë, ditë më parë në njërën nga seancat parlamentare në Kuvendin e Kosovës kam kërkuar nga Qeveria që të përkrah Fakultetin e Mjekësisë, prandaj falenderoj zv. Kryeminstrin Tahiri për mbështetje dhe inkurajoj Qeverinë e Republikës së Kosovës që të vazhdoi përkrahjen.

Me qëllim që të mos mungojnë rezultatet dhe sukseset, studentëve u them se si kryetare e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale por edhe si pedagoge do të jem pranë tyre dhe do të bëjmë të pamunduren që të realizohet mësimi edhe në këto kushte të jashtëzakonshme e duke mbrojtur shëndetin e tyre, të pacientëve dhe mësimëdhënësve.

Ne kemi obligim për të investuar edhe më shumë në të ardhmen e shoqërisë sonë e që janë studentët tanë.Nga studentët presim punë dhe përkushtim për të studiuar” ka bërë të ditur deputetja Reshitaj.

Etiketat

Ofertat e fundit