COVID-19, një shkollë në Suharekë kalon në mësim online

31.01.2022

Në takim u tha se do të punohet më shumë në terren dhe se do të takohen kryetarët e Këshillave të fshatrave për të marrë nga ata kërkesat dhe nevojat që kanë për të rregulluar sa më shumë kushtet për një jetë më të mirë. Ndërkaq, sa i përket ballafaqimit me pandeminë COVID-19 nëpër shkolla […]

COVID-19, një shkollë në Suharekë kalon në mësim online Foto: Ilustrim

Në takim u tha se do të punohet më shumë në terren dhe se do të takohen kryetarët e Këshillave të fshatrave për të marrë nga ata kërkesat dhe nevojat që kanë për të rregulluar sa më shumë kushtet për një jetë më të mirë.

Ndërkaq, sa i përket ballafaqimit me pandeminë COVID-19 nëpër shkolla u tha se vetëm një shkollë është duke zhvilluar mësimin online.

Bëhet fjalë për Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “Destan Bajraktari” në Suharekë.

Ndërsa në takim u tha se shumë shpejt do të normalizohet gjendja edhe në këtë shkollë dhe do të fillohet të zhvillohet mësimi si nëpër shkollat tjera.