Bashkim Ndrecaj propozon ndarjen e një parcelle për ndërtimin e një kapelle në hapësirat e QKMF-së në Suharekë

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të asamblesë komunale të mbjatur sot lidhur me miratimin e pakos ekonomike emërgjente për shkak të pandemisë nga COVID-19, ndër tjera në pikën pyetje/përgjigje asambleistët kanë ngritur shqetësime edhe me tama jashtë pandemisë.

Asambleisti i pavaruar, Bashkim Ndrecaj, në fjalën e tij ka bërë kërkesë që sipas tij është edhe e Bashkësisë Islame dhe komuniteteve tjera për ndarjen e një parcele për ndërtimin e një kapelle për qytetin e Suharekës.

Sipas Ndrecajt kjo kërkesë është e kahmotshme dhe nuk është qëllimi të fajësohet dikush, mirëpo me këtë temë është dashur të merremi më herët dhe se nuk ka nevojë për financim në ndërtimin e saj, pasiqë donatorët janë.

Ai ka propozuar që së bashku të gjendet një vend, e që sipas tij dhe sygjerimit të Bashkësisë Islame dhe të tjerëve të ndahet te hapësira e QKMF-së në Suharekë sepse ka hapësirë të mjaftueshme për ndërtimin e një kapelle dhe është e përshtatshme.

Ai tutje ka thënë se është e dëmshme që kufomat e familjarëve të banorëve të qytetit me shku nëpër fshatra e mos me pas vend në qytet.

Kësaj kërkese i është përgjigjur kryetari Muharremaj i cili ka treguar se vshtë e ndarë një parcell në Biraq prej 5 hektar dhe ende nuk kemi marr vendim. Më tutje Muharremaj ka shtuar se aty është duke u bërë projekti për varreza të reja dhe aty do të ndërtohet një kapellë.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.