Banorët kërkojnë nga Muharremaj sinjalizimin e rrugës kryesore Peqan-Suharekë

25.07.2020

Banorët e fshatit Peqan përmes një reagimi në faqen e fshtatit kanë shprehur shqetësime të shumta për mosrealizim të premtimeve nga ana e nivelit komunal. Ndër tjera sipas këtij reagimi thuhet se si nga kryetarët e kaluar ashtu edhe nga kryetari aktual në fshatin Peqan shumë është premtuar e pak është realizuar. “Në fshatin ton […]

Banorët kërkojnë nga Muharremaj sinjalizimin e rrugës kryesore Peqan-Suharekë Foto: Ilustrim

Banorët e fshatit Peqan përmes një reagimi në faqen e fshtatit kanë shprehur shqetësime të shumta për mosrealizim të premtimeve nga ana e nivelit komunal.

Ndër tjera sipas këtij reagimi thuhet se si nga kryetarët e kaluar ashtu edhe nga kryetari aktual në fshatin Peqan shumë është premtuar e pak është realizuar.

Në fshatin ton si nga kryetari i tanishëm Z. Bali Muharremaj po ashtu edhe nga kryetarët e viteve të kaluar shum kan premtuar edhe pak kan realizuar.

Rruga kryesore qe lidh fshatin Peqan – Suharek vetem një here kur është shtruar asfalti para 15 vite ju ka bë sinjalizimi horizontal që eshte shum me rendesi te madhe edhe qe kushton shumë pak.

Qe 10 vite është premtuar rregullimi i ujësjellësit te fshatit , është premtuar rregullimi i rrugeve të cdo lagjeje , është premtuar rregullimi i ambulancës se fshatit e shum gjërav tjera qe ende nuk jan realizuar…
Presum nga kryetari Bali Muharremaj ta merr përsipër këtë lloj mesazhi ..
” thuhet në reagim.